Ari në zjarr provohet, miku në rrezik kuptohet. VLORË
Armiku s’pritet me fjalë, por me plumb. KRUJË
Armiku më i rrezikshëm është, ai që harrohet. JUG
As buka nuk haet vetëm. JUG
Atje ku luftojnë dy, fiton i treti. KORÇË
Kur merr dërrasa të plasur, çahet e tëra. SKRAPAR
Kur je veti i dytë, të ngoh dhe fryma e shokut. BERAT
Lulja e këputur nuk lëshon më. MYZEQE
Me mikun ha e pi, të dhënë e të marrë mos ki. JUG
Mendja me mendjen, pjellin mëndje. JUG
Me një ka nuk bëhen pendë. JUG
Me nji tra nuk mban shtëpia. JUG
Mëson nga armiku më shumë se nga miku. JUG
Miku i mirë të nderon shtëpinë, miku i vjetër nuk hidhet poshtë. JUG
Miku është mik deri sa nuk përzihet në hallet e shtëpisë. VERI
Miku harrohet po të largohet. PËRMET
Miku i mirë vjen nga porta. BERAT
Nuk bëhet stani me dhi të egra. VLORË
Njeriu ka nevojë më tepër për dashuri, se për lavdi. JUG
Njeriu pa shokë, si muri pa tokë. JUG
Miku i mikut tim, është edhe miku im. VLORË
Një krah s’mban kala. GJIROKASTËR
Një zog që ndahet nga klloçka, e ha shqipja. SKRAPAR
Pa djalë e pa gocë rrova, pa shok nuk rrova. KRUJË
Për një shamatë, lypen dy veta. SARANDË
Punën nuk e bën një gisht, po e bën grushti. TROPOJË
Qentë le të lehin, karvanet të shkojnë përpara. JUG
Ruajmë nga miku, se nga armiku ruhem vetë. VLORË
S’bëhet lëmi me një kalli. JUG
S’bëhet stani me lepura. MYZEQE
S’mblidhen lepujt në vath. JUG
S’mbushet thesi me një kokërr. LUKOVË
Syri është më i mprehtë se kordha. JUG
Shejtani kur nuk ka punë rreh të birin. JUG
Shokë bashkë, e bukë veç. JUG
Trimi i mirë me shokë shumë. JUG
Shoku sa duhet, aq qortohet. KOSOVË
Shtëpinë e mbajnë të gjitha shtyllat. BERAT
Tek nusja hanë e pinë, te dhëndrri gja nuk dinë. VERI
Të më mbrosh atje ku s’jam, se ku jam mbrohem vetë. LIBRAZHD
Uji fle, hasmi s’fle. LIBRAZHD
Ankohet kalorësi se po i varen këmbët. VERI
As nuk kam, as më mbarohen. KAVAJË
Bjer, o zot, mikun; të haj dhe i zoti i shtëpisë. LABËRI
Bota të jep aq sa t’i kesh dhënë asaj. JUG
Bukë e kripë e zemër. KAVAJË
Çilet dera, rritet ndera. VERI
Dora lanë dorën, të dyja lajnë faqet. ELBASAN
Edhe pula jote në kopshtin e botës të duket e majmë. KOLONJË
Fshati digjet, kurva krihet. JUG
Fukara jam, po shpirtin nuk e kam fukara. VERI
I mirë për shokë, e i lig për vete. JUG
Bukën tënde ha, hall të botës qa. LUNXHËRI
Çezma i lan të gjithë, veten nuk e lan. DELVINË
I fundit ja do qaj, ja do qeshë. LABËRI
I qan hallin kalorësit. DURRËS
I zoti i shtëpisë, rri në fund të urave të zjarrit. POGRADEC
Jo gjithmonë “mirë se të gjeta” po edhe “mirë se erdhe”. ELBASAN
Kafeja është e zezë, po të zbardh faqen. JUG
Nga fryn era kthen gëzofin. DIBËR
Kam qeshur të tjerë, më mbiu në derë. KORÇË
Keq më vjen, po dëm s’më bëhet. SKRAPAR
Ku s’të thërresin, mos shko; ku s’të pyesin, mos kuvendo. ELBASAN
Këpucari i ka këpucët e grisura. JUG
Kërkon të zërë gjarpërin me dorë të botës. JUG
Kopraci s’të jep të zezën e ullirit. JUG
Ku bien daullet të çojnë këmbët vetë. SKRAPAR
Ku rënça mos u vrafsha. VLORË
Kur të kem me thasë, të të jap një trastë. SHIJAK
Kur të vjen nevojtari në derë, po s’pate gjë, jep një gotë ujë. SKRAPAR
Kush ha vetëm, vdes dhe vetëm. JUG
Kush shkon pa thirrë, kthen pa u përcjellë. SHKODËR
Kush vete i paftuar, e gjen sofrën pa shtruar. ARBËRESHËT
Kush vjen rrallë, ha bakllavanë, kush vjen shpesh ha përsheshë. KRUJË
Le gomari që na ngordhi, po s’na lënë as mizat rehat. KORÇË
Lype se s’ta jep, merre se nuk thotë gjë. KAVAJË
Mali me mal s’piqen, po njeriu do piqet. JUG
Me çfarë syri do më shofësh, me atë do të shof. ELBASAN
Merr belanë e botës e vë në krye të votrës. ELBASAN
Miku i afërt nuk ka nder, se vjen përherë. MYZEQE
Miku i thirrur, duhet përcjellun. MIRDITË
Miku nuk vjen për thelë e lëng, po për fjalë e për kuvënd. KRUJË
Mikut i lëshohet vendi dhe i dëgjohet kuvendi. KRUJË
Mirmëngjes, me interes. FIER
Mos qesh në shok, se e gjen në kokë. KOSTUR
Mos e lëndo ku i dhemb. JUG
Në daltë djalë të na rrojë, në daltë çupë, të të rrojë. JUG
Në shtëpinë e të varurit, nuk zihet litari me gojë. DELVINË
Nuk dua mish e kabuni, po dua, ner e sajdi. KAVAJË
O bark, o qerrata, këtu gjete, këtu ha. BERAT
Pa para njeriu ha dhe një thes me kripë. VLORË
Peshku në det, kripa në tokë, po bashkohen në tigan. KORÇË
Prifti më përpara bekon mjekrën e tij. KOLONJË
Pula bëri venë, gjelit i dhemb barku. KUÇ
Pushka e trimit dhe sofra e xhymertit, janë gjithmonë plot. SHKODËR
Qenit hidhi një kockë, të pushojë. SKRAPAR
Rrugën për te miku, mos e lër të zërë bar. FIER
Sevapi as shitet, as blihet. JUG
Sqepari bishtin e shokut e gdhend, të tijin jo. PËRMET
Ta shef bojën, sa ta ka nevojën. SKRAPAR
Trimi nderon trimin, i mençmi të mençmin, i ligu të ligun. TROPOJË
Unë ha kumbulla, ty të mpihen dhëmbët. JUG
Ustaj nuk ka shtëpi. MYZEQE
Atë që merr me një dorë, kthehe me të dyja. VLORË
Ban mirë e harro, ban lig e kujto. VERI
Bëj nder e gjej qeder. MYZEQE
Edhe ëngjëlli, edhe djalli, janë brenda tek i gjalli. KRUJË
Edhe kopësht i mbret të jetë, një gjemb brenda do e ket. JUG
E keqja nuk harrohet, e mira po. KOSOVË
E mira dhe e keqja nuk kanë fund. JUG
E mira nuk ka tavan, e liga s’ka taban. KOSOVË
Ha njëzet e nëntë kafshita me gjellë, s’thua gjë, të tridhjetën thatë dhe bën kiametin. BERAT
I ligu kur të hipën mbi shpinë, nuk din me zbritë kurrë. TROPOJË
I ligu të puth e të kafshon. JUG
I ligu ngatërron dhe yjet në qiell. JUG
I mirë sa më s’ka, kur fle nuk ha. JUG
Jo i mirë sa të të lëpijnë, jo i keq sa të të pështyjnë. JUG
Kur pi ujë, kujto burimin. VLORË
Kur s’më bën nder, mos më bëj qeder. BERAT
Malli i keq shifet në bojë, dhe njeriu i keq shifet në sy. SHKODËR
Për çdo punë që bënë, mejto se ke edhe vdekje. SKRAPAR
Pyka e vet e shkyn lisin. KOSOVË
Pyll pa derra s’ka. ELBASAN
Qen i bardhë, qen i zi, qen i kuq, qen murrash, qen balash, qen është … JUG
Qeni kur kërkon të hajë të zonë, vritet. JUG
Qepa, qoftë e re, qoftë e vjetër, po era qepë vjen. JUG
Qeni edhe me sapun të lahet, era qen do të vijë. VLORË
Rrit këlyshët të të hanë kokën. DEVOLL
Rrufeja nuk bie në hale. TIRANË
Sëpatës bish mos iu ban. DIBËR
Ska din zemra, atje shkon mendja. SHKODËR
Të mirën në e hedh prapa, e gjen përpara. SULOVË
Ai që e ka trupin e drejtë, nuk ka frikë se i del hija e shtrembër. JUG
Ai që e ka mizën në kapuç, e ka vjedh bletën. KOSOVË
Bëni si them unë, e mos bëni si bëj unë. KORÇË
Bie molla që ka krimbin. JUG
Buçja po nuk luajti bishtin, nuk i ngjiten qentë prapa. ELBASAN
Çika pa nder, si lulja pa erë. KOSOVË
E drejta pa forcë, s’të pi ujë. JUG
E zuri krimbi peshkun, nuk e zuri grepi. JUG
Fajat janë që pjellin ligjin. JUG
Faji është jetim, s’i ka dalë zot njeri. ELBASAN
Fajin e ka gomari, nuk e ka samari. JUG
Fjala e drejtë është e shkurtër, fjala e shtrembër është e gjatë. TETOVË
Gabimi falet njëherë, e jo përherë. KOSOVË
Gjithkush ka dy kandarë, një për vete, një për të tjerët. JUG
Hatëri të lë pa brekë. BERAT
Hesapi i qëruar, të nxjerr të nderuar. JUG
Ka të mençur për të marrë. MALLAKASTËR
Koka e falur s’pritet. JUG
Kur falet e liga, dënohet e mira. JUG
Kur ke të drejtë, lëviz dhe malet. JUG
Kur qeth, bën qime, kur ha, bën thërrime. DEVOLL
Kur të gjen një vdekje, të ngushëllojnë; po kur të gjen turpi, ç’të thonë? KORÇË
Kusari para se të vjedh, bën hazër vendin. KURVELESH
Kush ha bukë, bën thërrime. JUG
Kush ka ngrënë mjaltin, ka mizën pas veshit. ELBASAN
Kyçi vihet për të ndershmin, pa rezili shpon murin. JUG
Malin lëvroje për lisin, fushën për misrin. GJIROKASTËR
Më parë vra ujkonjën: pastaj mbyt këlyshët. JUG
Mos pyet si vdiq, po pyet si rrojti. JUG
Nderi vjen e ikën, por turpi vjen e nuk ikën. VLORË
Në të humbi unaza, gishti ta ka fajin. KORÇË
Ngarkoje tjetrin aq sa mban. GRAMSH
Nuk është e drejtë me u ba dikujt nanë e dikujt njerkë. TETOVË
S’hahet në vend të djathit. KORÇË
S’hahen bashkë turp e bukë. JUG
Zoti vonon, po nuk harron. PËRMET
Vritet faji e jo njeriu. VLORË
Ariu s’i arrinte dot goricat e thoshte: “Qenkan të pa pjekura”. BERAT
Atij i thonë: “Ja ujku”, ay thotë: “Ku është gjurma”. JUG
Ay që të do, të qorton, ay që nuk të do, të lëvdon. BERAT
Ç’bluan mendja, zbulon pija. BERAT
Ç’ka barku, nxjerr bardhaku. JUG
Difton fëmija, ç’ka shtëpia. VERI
Dinaku hyn në pus e del pa lagur. TIRANË
Dinaku të çon në dyzet çezma e s’të jep ujë. PËRMET