Organizata “Trojet Shqiptare” lindi nga dëshira për të mirëmbajtur, zhvilluar dhe kultivuar kulturën, pasuritë natyrore dhe gjuhën shqipe në trojet shqiptare në të cilën ajo flitet.
Pikësynimi ynë është që të fillojmë zhvillime arkeologjike një e nga një, në të gjitha anët e Trojeve Shqiptare. Duke zbuluar të kaluarën dhe fakte historike të patundshme nën syrin e skenës botërore ne do të arrijmë të ngremë në lartësi hyjnore kulturën e Trojeve Shqiptare.
Nëpërmjet zhvillimit të arkeologjisë në bashkëpunim me popullin që jeton në zonat përkatëse të Trojeve Shqiptare, do të arrihet zhvillimi i çdo aspekti të jetës së një shqiptari. Duke sjellë fonde në vendet më të largëta, më të fshehura, apo më të izoluara, ne besojmë se Trojet Shqiptare do të çelin e lulëzojnë për një kohë të gjatë, duke treguar bukurinë e rralle dhe të larmishme të historisë së popullit Shqiptar.
Po vjen dita ku brezi ynë, brezi i shekullit të 21 të ngrej kokën, zërin edhe zemrat ndaj një sistemi, i cili ka lenë mbrapa zhvillimin e çdo aspekti të jetës së mirëfilltë për Shqiptarët e Trojeve Shqiptare, brenda dhe jashtë Shqipërisë dhe Kosovës.
Ëndrra e çdo shqiptari është një Shqipëri e bashkuar: Shqipëri Etnike! Ne besojmë se brezi ynë i ka të gjitha mjetet e duhura në dorën e tij për ta bërë këtë ëndërr realitet.
Për mijëra vjet, populli Shqiptar dhe Trojet Shqiptare janë pushtuar, zaptuar, shkatërruarr, batërdisur, djegur, prerë, sulmuar, përbuzur, lakmuar, shitur e fshehur nga skena botërore.
Është koha e duhur që rinia jonë të kuptojë fjalët e thjeshta të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit, BASHKIMI BËNË FUQINË!
Është koha e Rilindjes Teknologjike të Trojeve Shqiptare. Është koha e Rilindjes Arkeologjike të Trojeve Shqiptare.