Ara ime varri im LABERI
Ardhin galat dhe prishën folenë e bilbilit KORCE
Atdheu e nana nuk harrohen TROPOJE
Atdheu mbi të gjitha VLORE
Ay që lë arën e vet, nget arën e huaj KORCE
Balta më e ëmbël se mjalta GJIROKASTËR
Bijë vendi pikë argjendi BERAT
Bukë e hi në shtëpi PERMET
Çdo hi në vatrën e tij JUG
Çdo vlerë t’i vërë vetes një komb, atë i venë dhe të huajt JUG
Çdo zog kërkon folenë e tij JUG
Dardha bie nën dardhë VLORË
Derë e botës s’është strehë e kokës JUG
Duaje atdhenë si shqipja folenë JUG
Duaj at e duaj nënë, por më shumë duaj atdhenë KORÇË
Dy duar për një kokë, koka për atdhenë KORÇË
Dheu zhuritet por bari mbin përsëri JUG
Qeni leh tek stani i tij GJIROKASTËR
Fjala në vend të huej, bahet gur VERI
Guri i rëndë në vend të vet PËRMET
Gjeli në pleh të tij këndon më mirë KORÇË
Gjeli mbret mbi pleh të vet JUG
Gjuha dhe njerëzit janë tapia e vendtit JUG
Gjuha bashkon kombin JUG
Gjuha ruhet atje ku shkruhet KORÇË
I ikuri dhe i vdekuri s’kanë hatër JUG
Kur të jesh në dhe të huaj, dita të bëhet një muaj KOSOVË
Kush ka vdekë për atdhe, nuk ka vdekë por ka le SHKODËR
Mace e botës vjen në shtëpi, për të përmbysur tenxheret KORÇË
Mbrohe atdhenë si shqiponja folenë SHKODËR
Një nënë nuk na ka bërë, po një vend kemi të tërë BERAT
Nji zogu që i prishet foleja hidhet degë më degë MAT
O shtëpi, o bukë e hi, nuk gjendet varri si ti ÇAMËRI
Qeni te shpia e vet gjithmonë asht trim VERI
Shqiponja fluturon në qiell, po folenë e bën në tokë LABËRI
Arnaut, he arnaut, në vend të bukës po blen barut KOSOVË
Besë e shqiptarit si purteka e arit JUG
Dy milion kur hanë bukë, dyqind milion kur bëjmë pushkë JUG
Gjakut të derdhur të shqiptarit i bie dielli e nuk e than, i bie shiu dhe nuk e lan VERI
Supet e maleve dhe supet e shqiptarit nuk janë kërrusur kurrë JUG
Shqipëria është e vogël, po shqiptarët janë shpirtmëdhenj JUG
Shqiptari kryet e pren dhe besën s’e then KOSOVË
Shqiptari kur jep fjalën, ther djalën VLORË
Shqiptari me armë e shokë, s’i lutet kurkujt mbi tokë KOSOVË
Shqiptari për mik asht tret e asht fik KOSOVË
Shqiptari s’ha pulë të ngordhur JUG
Shqiptari s’lë hak pa marrë e borxh pa larë VLORË
Shqiptari shqiptarit nuk ka k’i mburret për trimëri SKRAPAR
Shqiptarit e ne nga varri me i shku, me e pasë frikë TIRANË
Shqiptari vetin e jep e shokun s’e jep KOSOVË
Shqiptari vritet por pushkën nuk e hedh JUG
Shqiptari s’e han trupin me bukë VLORË
Toskë e gegë, pemë nga një degë GJIROKASTËR
Kush rren shtetin, rren vetin TROPOJË
Ai që ndërton me djersë, mbron me gjak JUG.
Ai që bahet i butë si dele e hanë ujqtë KOSOVË
As veshi të mos mbajë plur, as këmba të mos durojë gjemb JUG
Bilbili te kafazi s’këndon nga qejfi, po nga marazi SHKODËR
Breshka po ferrën don KAVAJË
Buka e botës s’të ngop KORÇË
Buka e botës, laku i kokës SARANDË
Burri nuk shtrihet as për së vdekmi MIRDITË
Çdo mal e din barrën e vet PRIZREN
Çdo njeri është mbret në shtëpinë e tij JUG
Çdo shpresë fluturon me krahët e saj JUG
Ç’hall ke, vështroje VERI
Dasëm pa mish nuk ka KORÇË
Dasma do mish, lufta do gjak. ELBASAN
Dele e butë në qafë të ujkut JUG
Dora e huj të krun, po jo ku të kruhet. KOSOVË
Ec me këmbë tueja e jo me mend e huaja SHKODËR
E di gjalmi ç’ka torba PËRMET
E di vetë gomari ku i vret samari JUG
Gunë e huaj s’të mban ngrohtë KOLONJË
Gjithkush teshat i lan në shtëpinë e vet VERI
Hallet e mia i di trari im ELBASAN
Hall me qè e hall me buaj, po më keq me qè të huaj MYZEQE
I zoti ia sheh plagën kalit, nën samar, se qiraxhiu, ngrihet e shkon. KORÇË
Jeton bleta majë malit, jeton dhe miza nën bisht të kalit. KORÇË
Kali i botës s’të nxjerr jashtë portës. SARANDË
Kafshata e huaj të mbet në fyt. SHKODËR
Këmba e di se ku e vret këpuca. LUKOVË- SARANDË
Kur se mbajnë njëzet e katër tuejt, nuk e mbajnë as katërdhetë e tetë të huejt. SHKODËR
Kur m’i punonin arat, u liga dhe u thava, kur i punova vet, u maha dhe u ringjalla JUG
Kur s’ka trimni, s’ka liri. KOSOVË
Kush mba vesh botën, prish kokën. GJIROKASTËR
Kush merr mendjen e botës, i sjell dëm kokës PËRMET
Kush s’lufton për liri, robërinë e ka në shpi. KOSOVË
Kush unj qafën i bie zverkut. JUG
Ku të ha, kruaje. GJIROKASTËR
Leku i huj, peshon rëndë në xhep. PUKË
Liria fitohet e nuk dhurohet. JUG
Liria fitohet vetëm me gjak. KOSOVË
Liria i ka rrënjët në gjak. JUG
Liria nuk blehet me para e me tokë, po fitohet me gjak e me kokë. KOSOVË
Lira vjen kur s’i duhesh vdekjes. BERAT
Më mirë një ditë në liri, se njëqind vjet në robni. KRUJË
Më mirë i lig e i lirë, sesa shëndoshë e me zinxhirë. KRUJË
Më mirë nën hijes ne ferres sime, sesa nën hijen e fikut tonë. KOSOVË
Më mirë një ditë gjel, sesa tre ditë pulë. ELBASAN
Më mirë Sokol një herë, se sorrë gjithherë. SHKODËR
Mashë e tjetrit mos u bëj. JUG
Me dorën e tjetrit, mos vrafsh as gjarprin. SHIJAK
Me duart e mija rrafa kokën time. MYZEQE
Më e urtë se delja nuk ka, por edhe asaj i ngjiten ferrat pas. BERAT
Më mirë gomar, po tëndin, se kalë, po të botës. LUKOVË
Më mirë nën dhè i mbuluar, se mbi dhè i gjynjëzuar. SKRAPAR
Më mirë të vdesësh duke luftuar, sesa të rrosh i gjynjëzuar. SKRAPAR
Më mirë të vdesësh në këmbë, sesa të jetosh në gjunjë BERAT
Më mirë zog e në liri, sesa bilbil e në kulvi. KURVELESH
Mikun nderoje dhe vëre në qoshe, po ozt shtëpie të jesh vetë. JUG
Mish të ngordhur edhe egërsira nuk ha. SKRAPAR
Mjer ay që pret nga tjetri! JUG
Mjer puna ime, qe se bani dora ime. KAVAJË
Mos shko maz pas pele. KOSOVË
Mos shko pas qerres së tjetrit. SKRAPAR
Mos u ban mjaltë, se të han mizat. SHKODËR
Nën hije as bari nuk ngren krye. JUG
Nuk rron peshku pa ujë. KOSOVË
Një gjë që të merr dora, mos prit të ta japin. JUG
Një punë që s’e bën vetë, mos kërko të gjesh të metë. TIRANË
Për çdo punë, puth dorën tënde. ELBASAN
Po nuk nderove veten, s’të nderon njeri. VLORË
Pyet shtatë a tetë, e bëj si di vetë. VLORË
Qafa e unjur, koka e prerë. LUKOVË
Qëndro shtyllë e mos u bëj urë. KRUJË
Rrushi varet në degët e vet. LUSHNJE
S’bëhet dasma pa thyer kupa. ARBËRESHËT E ITALISË
Gjithsecili në punën e tij është zot. JUG
S’mbahet shpirti me falimnders. VERI
Syri i të zotit plehron arën. JUG
Shqiponja nuk gjuan miza. KRUJË
Trimëria dhe liria janë si nanë e bijë. KRUJË